Aksidentohet aktori i njohur i Portokallisë, Salsano Rrapi.
Pasi ka shtypur butonin për ngritjen automatike të grilës së garazhit, ku drejtuesi i spektaklit të njohur shqiptar mbante makinën e tij, ai ka ulur kokën duke kontrolluar telefonin.
Kjo ka bërë që të përplaset fort pas pjesës së fundit të grilës, e cila ende nuk ishte hapur krejtësisht.
Përplasja ka qenë aq e fortë, saqë Salsano është rrëzuar përtokë, shkruan Syri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale.
Për momentin ende nuk dihet, se cilat kanë qenë pasojat e kësaj përplasjeje, por gjithsesi urojmë që të mos kenë qenë të rënda.