Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 27-vjeçarin David Gjonaj që përplasi për vdekje çiftin polak, i cili udhëtonte me motor nga Shkodra drejt Tiranës.
Teksa po përpiqej të hynte në një pikë karburanti, në shkelej të rregullave të qarkullimit rrugor, 27-vjeçari, drejtuesi i një mjeti ‘Golf’, ka aksidentuar çiftin
Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, Gjonaj tha se aksidenti kishte ndodhur prej pakujdesisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 maj dhe viktimë mbetën turistët polakë: Waldemar Makowski dhe Marta Makowska.