fbpx

Aktualitet

VIDEO/ Andorra turpëron Shqipërinë





               Publikuar në : 22:48 - 14/11/19 |
mapo.al

Shqipëria ka zhgënjyer totalisht në takimin e xhiros së 9-të të fazës së grupeve të kualifikueseve të Euro 2020.


Kuqezinjtë janë ndalur në një barazim 2-2 nga Andorra, duke lënë një shije vërtetë të hidhur tek sportdashësit shqiptarë.



Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Bekim Balaj, kuqezinjtë nuk i mbajtën gjunjët, duke u përmbysur nga Martinez me një dopietë personale.


Bomberi i Andorrës mposhti Berishën në ato pak raste të krijuara, duke treguar edhe njëherë se Shqipëria ka probleme në prapavijë.

Pavarësisht rasteve të shumta në të dy portat, 90 minutëshi u mbyll me shifrat 2-2. Pas kësaj pike, kuqezinjtë humbasin shansin për tu pozicionuar në vendin e tretë, teksa numërojnë 13 pikë në vendin e katërt.


Etiketa: , ,

Pas