Në “Volgograd Arena” po luhet sfida e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt të Grupit A të Botërorit mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por me arabët që humbasin edhe një penallti.
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, shënoi i pari në minutën e 22-të, duke kaluar egjiptianët në avantazh.
Në të 39’ Al Muwallad humbet një 11-metërsh për Arabinë.
Gjithsesi arabët do të fitojnë sërish një penallti, e cila këtë herë shndërrohet në gol nga Al Faraj (45+6’), duke barazuar rezultatin, 1-1.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihi statistikat e 45 minutave të para.