Argjentina me në krye Martinez ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Meksikës, në një ndeshje miqësore. Sulmuesi i Interit ishte njeriu i ndeshjes, që me tre golëshin e tij udhëhoqi ekipin drejt fitores.
Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën 17’, dhe 5 minuta më pas dyfishoi shifrat. Paredes me 11-metërsh thelloi në 3-0 diferencat në rezultat. Të besuarit e Lionel Skaloni e mbyllën sfidën që në pjesën e parë. Në minutën e 39-të, Lautaro Martinez kurorëzoi mbrëmjen e tij të madhe me golin e tretë personal duke vulosur edhe fitoren e madhe për Argjentinën.