Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje. Makina “Audi” pasi doli nga rruga përfundoi e përmbysur në rrugë, siç shihet dhe në pamje. Policia tha se ka ndërruar jetën një 37-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, ndërsa drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.
Viktimë e aksidentit rezulton të jetë 37-vjeçari i identifikuar me iniciale H.G., ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit të aksidentuar, 45-vjeçari I.B.
Në një njoftim për mediat, policia tha se “një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier ku si pasojë ka mbetur i vdekur pasagjeri H.G, 37 vjeç.
Ai u dërgua në spitalin e Lushnjës por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë që shoferi i automjetit, I.B, 45 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.