Mesa duket bëhet fjalë për një garë mes 2 makinave, që fatkeqësisht nuk ka përfunduar siç duhet. Makina e parë e kalon me sukses vargun e makinave të parkuara, por makina që po e ndiqte merr përpara gjithë makinat luksoze.
Audi Q7 po ndiqte një Porsche, por humbet kontrollin në një rrugicë në perëndim të Londrës. Sipas mediave britanike makinat e parkuara ishin të tipit McLaren me vlerë 200 mijë paund, Bentley 200 mijë paund, Porche 40 mijë paund. Në total ishin plot 11 makina luksoze të dëmtuara. Pra ishte një aksident me vlerë dëmi 1 mln paund.
Djali i cili shkaktoi aksidentin doli nga makina i gjakosur dhe tha se po e ndiqnin. Më pas ai u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Banorët e trembur thanë: “Zhurma ishte shumë e madhe. Shoferi doli nga makina dhe ishte i gjakosur në kokë.” /dailymail/