Kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Korçës për fushatën elektorale. Në çdo qytet ku ka shkuar simpatizantë të opozitës kanë dalë në rrugë për ta bllokuar. Sakaq policia dhe garda kanë marrë masa të shtuara për sigurinë e Kryeministrit. Siç shihet dhe në këto pamje përpos eskortës janë disa furgonë policie që shoqërojnë Ramën drejt udhëtimit në Korçë.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, shkruan në facebook se “Rama është tmerruar ndaj mobilizon policinë nga e gjithë Shqipëria për ta mbrojtur atë në prezantimin e kandidatëve farsë në Korçë.
Më herët ish-deputeti i PD-së në Korçë, Ervin Salianji tha se “Rama ka anuluar takimin në qendër të Devollit dhe po e zhvillon atë në një lokal.Rama anullon takimin në Devoll, fshihet tek ‘Princesha’