Video/ Autorët e vrasjes në Laprakë u ndihmuan nga një person i tretë

Janë publikuar pamjet e dy autorëve të vrasjes në Laprakë, pas kryerjes së krimit. Ata janë dy të rinj, që largohen me vrap pas atentatit. Një person i dyshuar si bashkëpunëtor në krim është vënë në pranga nga policia.

Këta dy të rinj janë autorët e dyshuar të vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikola dhe plagosjes së shokut të saj Erjon Benga, mbrëmjen e 26 dhjetorit në zonën e Laprakës në Tiranë.



“ABC News” siguron pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, që tregojnë dy të rinjtë teksa largohen nga vendngjarja. Ndryshe nga sa u tha në fillim, autorët e dyshuar të vrasjes nuk kanë qenë të maskuar, por mbanin xhupa me kapuç.

Ata largohen me vrap dhe në fund të rrugicës mundohen të fshehin edhe armën e krimit. Ora shënon 18:11 minuta e së mërkurës. Dy autorët ishin të veshur me xhupa e me xhinse dhe sipas dëshmitarëve u ndihmuan edhe nga një person i tretë me automjet.

Më herët Policia e Tiranës ka ndaluar një person të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të atentatit në Laprake. Burime kofidenciale pohojnë se ai është Ronald Muzhaqi, por nuk saktësohet roli i tij në krim. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkaq një 19 vjeçar nga Puka vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia i dyshuari kryesor për vrasjen. Oficerët e policisë gjyqësore kanë ngritur dyshime se ky konflikt ishte vijim i një përplasjeje të ndodhur disa ditë më parë mes Erjon Bengës dhe dy personave të tjerë për shkak të ngacmimit të të dashurës së tij.

Mbi 20 persona jënë shoqëruar në Komisariatin nr.3., si edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por pas marrjes në pyetje u lanë të lirë./abcnews.al/

vrasja ne laprake


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252