Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka pretenduar se në protestën e opozitës ka njerëz të paguar. Ai ka shpërndarë një video, nga momenti kur hidhet bojë në godinën e Ministrisë së Brendshme. Pamjet janë nga larg dhe nuk duket qartë se çfarë i jep Albana Vokshi protestuesit, por Balla pretendon se ato janë para.
Sakaq i drejtohet, liderit demokrat me fjalët:
“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.
Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi?”