Aktualitet

VIDEO/ Bardh Spahia del para gjykatës, blindohet Shkodra





               Publikuar në : 10:55 - 22/06/19 |
mapo.al

Sot jepet masa e sigurisë për ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes.


Ai është shoqëruar nën masa të forta sigurie nga Tirana në Shkodër, ndërsa me dhjetëra mbështetës kanë dalë para gjykatës për të kërkuar lirimin e tij.



Pamjet tregojnë qartë se si është rrethuar Gjykata e Shkodrës nga dhjetëra forca speciale.


Sakaq ka nisur seanca për masën e sigurisë e cila po zhvillohet me dyert të mbyllura, ndërsa jashtë dëgjohen mbështetësit që thërrasin “Liri për Bardhin”.

“Brenda nuk është një terrorist, por po zhvillohet seanca gjyqesore për Bardh Spahinë, i ndaluar nga policia me urdhër të paligjshëm”, deklaron PD-ja.

 


Etiketa: , ,

Pas