Me dhjetëra mbështetës, simpatizantë të PD-së e pritën Bashën në hyrje të Milotit, teksa ai po kthehej nga Kukësi. Vetë lideri demokrat transmetoi “live” atmosferen përmes videove me celularin e tij. “Jam rrugës për në Kurbin, pas takimeve në Kukës.
Të rinj nga Lezha, Laçi e Mirdita më kanë bërë një pritje surprizuese”, tha Basha. Ai shprehet se atmosfera në vigjilje të protestës së 13 Prillit është e jashtëzakonshme.
Në video shihet vargu i makinave me flamujtë e PD, dhe simpatizantët që thërrasin “Lulzim Basha, Lulzim Basha”.
Kujtojmë se kryedemokrati është duke zhvilluar një tur nëpër qytetet e vendit përpara protestës së të shtunës. Basha ka deklaruar se protesta e 13 Prillit, në orën 18:00 para Kryeministrisë do të jetë më masivja e organizuar deri më tani.