fbpx

Aktualitet

Video/Basha: Europa refuzoi Ramën, koha ta refuzojnë edhe Shqiptarët





               Publikuar në : 17:18 - 22/10/19 |
mapo.alm

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, duke cituar kësaj radhe revistën gjermane “Der Spiegel”. Basha shkruan se Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit. Sipas Bashës është koha ta refuzojnë dhe shqiptarët kryeministrin.


Postimi i Bashës:



Të gjithë shqiptarët e dinë të vërtetën që revista më e madhe e Europës, Der Spiegel e shkruan të zezë mbi të bardhë: Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit.


Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Një njeri e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas