Aktualitet

Video/ Basha merr vlerësime nga McAllister në kongresin e CDU








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 22/11/19 |
ro ot

David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe anëtar i Kryesisë së CDU bëri një përshëndetje të veçantë sot për kryetarin e PD, Lulzim Basha.


Ndryshe nga protokolli i përhershëm, Lulzim Basha është përshëndetur nominalisht. David McAllister, një ndër figurat kryesore të CDU. Në cilësinë e drejtuesit të sesionit plenar të Kongresit të CDU që zhvillohet në Lajpcig, ai e cilësoi liderin e opozitës shqiptare “si një nga miqtë e veçantë” të partisë së kancelares Merkel.


Kryetari i PD është i ftuar në punimet e kongresit të Kristian-Demokratëve gjermanë. Pas fjalës përshëndetëse të McAllister nga podiumi i Kongresit e morën fjalën Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von de Leyen si dhe Kryetarja e CDU dhe Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.




Etiketa: , , ,

Pas