Kryesore, Politika

Video/ Basha: Nuk do ketë forcë në botë që do ndalojë qytetarët më 16 Shkurt

Lideri demokrat, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes në kuadër të turit që po zhvillon në rrethe për të ftuar qytetarët në protestën e 16 Shkurtit. Ai tha se nuk do të ketë forcë në botë që do ndalojë qytetarët të veprojne si nje trup i vetëm. Duket se ky mesazh shkon edhe për selitë diplomatike në Tiranë. “Ejani më 16 Shkurt dhe merrni në dorë fatet tuaja”, iu drejtua ai qytetarëve të shumtë lushnjarë që kishin dalë për ta pritur.


Më tej, Basha tha se janë vjedhur 2.3 miliardë euro dhe se me ardhjen në pushtet të PD do të anulohet çdo PPP dhe koncesion korruptiv. “Do ti japim fund kësaj bande hajdute. Nuk do të ketë mëshirë dhe paqe për ta”, tha Basha.

“Bandat në Lushnje, ashtu si në Elbasan apo Durrës kanë zaptuar gjithçka që nga tenderat e deri tek Laguna. Varfëria është ulur këmbëkryq”, vijoi ai.

Ndërsa një qytetare i shprehu shqetësimin se nuk merr dot pronën e saj edhe pse ka fituar gjyqet.

“Jemi shumë keq. Jam kryefamiljare me dy fëmijë. Kam qenë në Hipotekë. Më hoqën me pa të drejtë. Edhe gjyqet i kam fituar. Ishte politike. Rama ta dijë se në 16 shkurt na ka në Tiranë”, u shpreh qytetarja.

Ndërsa Basha duke marr shkas nga ky shqetësim, foli edhe për skandalin e abuzimit në Malësinë e Madhe.

“Kanë hequr nga puna njerëz për të futur në punë kriminelë dhe perversë. E patë atë që ndodhi në Malësi të Madhe sot? Atë e kapte Ligji i Dekriminalizimit. E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç”, u shpreh ai.

Ndërsa më tej u ndal tek rrënimi i qyteteve të vogla, për shkak të mungesës së shërbimeve dhe varfërisë. “Këtu janë mbyllur 19 shkolla. Tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Duan ta bëjnë qytet-hije”, tha lideri demokrat para mëbshtetësve të tij në qytetin e Lushnjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas