Aktualitet

VIDEO/ Basha thirrje shqiptarëve në Europë: Votoni PPE-në






               Publikuar në : 13:24 - 24/05/19 |
mapo.al

“Kërkesa ime për ju vëllezër e motra është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t’i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni PPE, partitë tona simotra, votoni për partitë tona simotra kudo ku ndodheni. Në këtë mënyrë keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezident në vendet e BE”. Kjo ka qenë thirrja që kryedemokrati Lulzim Basha u ka drejtuar të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE. Nga selia blu përmes një video mesazhi, Basha tha se duke votuar PPE, do t’i hapet rruga integruese Shqipërisë.


“Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomikë dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat evropiane për të cilat po lufton PD dhe opozita e bashkuar.

Por këto ditë një tjetër betejë po zhvillohet në të gjitha vendet anëtarë të BE. Zgjedhjet për PE janë një betejë për vlerat evropiane, janë një betejë për ta mbajtur Evropën të fortë dhe të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendje hapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kërkesa ime për ju vëllezër e motra është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t’i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni PPE, partitë tona simotra, votoni për partitë tona simotra kudo ku ndodheni. Në këtë mënyrë keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaja si shtetas apo si rezident në vendet e BE.

Një PE ku partia PPE forca e vërtetë e progresit evropian të jetë dhe të mbetet forca kryesore vendimmarrëse me anë të së cilës do të arrijmë të çojmë përpara standard evropiane dhe të hapim rrugën e bllokuar drejt integrimit evropian.

E sotmja, e nesërmja dhe e pasnesërmja do të jenë ditë dixhizive për një Parlament Evropian dhe më pas institucione evropiane që do ta çojnë përpara agjendën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë në BE“.


Etiketa: , , , ,

Pas