Në sfidën e Napolit me Parmën, përveç fitores së thellë se napoletanëve me shifrat 0-4, gjatë lojës është vënë re dhe një episod qesharak mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Kur Parma do të gjuante një goditje dënimi dhe muri mbrojtës ishte duke u vendosur nga Napoli, Mertens i fut duart nga pas mbrojtësit Graniolo.
Lojtari i Parmës e ka ndjerë këtë prekje dhe ka kapur dorën e belgut, i cili e ka përqafuar dhe ka filluar të qeshë. Një video kjo që në pak orë është bërë virale në rrjet dhe ka shkaktuar jo pak të qeshura.