Humor, Kryesore

Video bëhet virale: Pastrimi i dëborës shkakton një ortek

Europa është përfshirë nga një valë i ftohti. Shqipëria nuk bën përjashtim.


Megjithatë në rrjetet sociale ka komente të shumta se përse në Shqipëri vazhdojnë të bllokohen rrugët sa herë bie borë.

Disa shkolla kanë ndërprerë mësimin në vend, ndërsa problemin më të madh e kanë ato familje që duhet të hapin rrugët e shtëpive dhe të pastrojnë çatitë nga dëbora.

Për ata që jetojnë në këto zona, dihet se procesi i pastrimit të çative është shumë i rëndësishëm dhe i vështirë.

Një çift norvegjez ka gjetur një mënyrë interesante për të pastruar borën.

Ata përdorin një litar për të hequr borën nga çatia.

Por video e pastrimit të borës është bërë hit në rrjet.

Arsyeja? Pastrimi shkakton një ortek të vogël pasi sasia e borës në çati është shumë e madhe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas