Benfika ka bërë një përmbysje rezultati ndaj Bragës ditën e djeshme, përmbysje që e nxorri në vend të parë në tabelë. Eduardo me penallti në minutën e 35-të kaloi në avantazh Bragën dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë Benfica shënoi 3 gola në 10 minuta. Dy herë Pizzi me penallti dhe Diaz ishin ata që ndryshuan çdo gjë. Silva në minutën e 90-të ishte ai që për Benfikën vulosi rezultatin përfundimtar në 1-4.