Aktualitet

Video/ Benjamin Netanyahu bën vaksinën ‘live’: Ky është fillimi i fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:24 - 19/12/20 |
mapo.al

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është vaksinuar i pari në vendin e tij bashkë me minstrin e shëndetësisë me vaksinën ndaj COVID-19.






Netanyahu e bëri vaksinën ‘live’ teksa para se ta bënte deklaroi se kjo është një ditë e madhe për Izrealin.


71 vjeçarit iu injektua vaksina e zhvilluar nga kompanitë BioNTech / Pfizer.







Pasi mori vaksinën Netanyahu tha se kjo është një goditje e vogël për një njeri, por një hap i madh për shëndetin e të gjithëve.



Ai garantoi se nëse të gjithë e bënin së bashku vaksinën, atëhere pandemia do kalohej më shpejt se ç’mendon njerëzimi.



Kjo është një ditë shumë e madhe për shtetin e Izraelit. Ne kemi përjetuar për gati një vit pandeminë më të keqe që njerëzimi ka njohur në 100 vitet e fundit dhe ky është fillimi i fundit. Ne kemi sjellë miliona vaksina në shtetin tonë të vogël të Izraelit dhe të gjithë duhet të vaksinohen. Unë u kërkova që të vaksinohem i pari me Ministrin e Shëndetësisë Yuli Edelstein për të dhënë një shembull personal.

Unë mendoj se nëse e bëjmë këtë së bashku, ne do të mundim kurorën dhe më shpejt sesa njerëzit presin,”- deklaroi Netanyahu.

 

1


Etiketa: ,

Pas