Një incident është shkaktuar pak minuta më parë në rrugën “Shyqyri Brari” pranë “Kopshtit Botanik” në kryeqytet. Një automjet luksoz “Bently” i cili kushton rreth 200 mijë dollarë në shkëmbim e sipër është përplasur me makinën e Policisë. Në mjetin tip “Bently” ka të gërvishtura si dhe pjesë të shtypura. Mendohet që dëmi i shkaktuar i makinës luksoze të shkojë deri në 2 mijë dollarë. Grupi hetimor dhe një tjetër patrullë Policie vijojnë verifikimet për të gjetur fajtorin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.