Situata në Madrid nuk është aspak e qetë. Edhe pse me ardhjen e Zidane ekipi përsëri nuk ka treguar që mund të jetë kokurent i fortë në Spanjë apo Europë, prandaj merkato që pritet të bëj Reali Madridit këtë verë mendohet se do të jetë një nga më të fortat.
Humbja 2-1 ndaj Valencias shkaktoi akoma më shumë turbullim në klubin mbretëror.
Mbrojtja e Realit shfaqet me problem dhe mesatarja e golave të pësuar është tepër e lartë. Sfida e sotme kundër Eibarit përfundoi me rezultatin 2-1. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë. Mesa duket, i besuari i përhershëm i Zidane nuk e ka lejuar një humbje tjetër, pas asaj me Valencian ku shënoi gol në minutat shtesë, por që nuk i dha pikë skuadrës.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 59 ndërsa ai i avantazhit pak minuta nga fundi, ’89.
Benzema po tregon që mund të mbajë vendin e titullarit në skuadër, edhe pse vendi i tij mund të rrezikohet nga një ‘merkato sheikësh’ që planifikohet së shpejti.
Reali ndodhet në vendin e 3 me 60 pikë.
Një episod jo fort i dëshiruar për Realin ka ndodhur gjatë ndeshjes. Për shkak të formës së tij jo të mirë, Gareth Bale është vërshëllyer nga tifozët madrilenë.