Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje tek sheshi “Shqiponja” në kryeqytet. Siç shihet në pamjet e siguruara nga MAPO, një automjet luksoz tip “Benz G-Class” i blinduar me targa ruse, është kthyer përmbys në rrugë. Ende nuk raportohet për persona të lënduar. Mësohet se drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar është larguar nga vendngjarja.
Dyshohet se ky i fundit mund të ketë precedent penal, ndaj dhe është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit si dhe është vënë në kërkim të shoferit.
/MAPO.AL/
1
Etiketa: aksident, benz, Shqiponja, targa ruse