Pasi lexojmë apo dëgjojmë për të tilla ndodhi, në këtë rast kafshime në një ring boksi, na shkon menjëherë mendja te i madhi Mike Tyson. Tyson do të mbahet mend si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por mbi të gjitha për kafshimin e veshit të një prej rivalëve të tij historik si Evander Holyfield.
Mesa duket një boksier ka menduar të përsërisë gjestin e Tyson duke e kafshuar rivalin të tij në ring. Bëhet fjalë për anglezin Kash Ali, i cili në ndeshjen për peshat e rënda kundër David Prize. Ndryshimi i vetëm është se ai e kafshoi rivalin në bark. Gjithashtu, ndryshe nga Tyson, Kash Ali nuk ishte me fat, pasi arbitri e pa veprimin e tij, duke e pezulluar nga ndeshja.