Kryesore

Video/ Boshatisen shkollat, bankat në dispozicion të Kryeministrit





               Publikuar në : 22:09 - 09/03/19 |
mapo.al

Të gjitha karriget që shihni në foto janë marrë nga shkollat e Fierit dhe janë nxjerr në shesh për tu ulur njerëzit e ftuar sot në takimin e kryeministrit Edi Rama në këtë qytet. Bardh Spahia i PD-së, thotë se ku është një veprim i dënueshëm dhe abuzim me pushtetin.

“Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriget. Karriget e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma. E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet i duken si pjesë e tepsisë që i vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to. Abuzim i pastër me pushtetin e përdorim i burimeve shtetërore për fushatë, I ndëshkueshëm me ligj”, shkruan Bardhi në një status në facebook.






Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas