Sport

Video / Brazili mund Arabinë Saudite, Jesus dhe Alex Sandro nderojnë Tite-n





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 12/10/18 |
mapo.al

Brazili ka fituar me rezultatin 2-0 miqësoren ndaj Arabisë Saudite. Tite aktivizoi formacionin më të mirë, por Selecao vuajti gjetjen e hapësirave. Rezultati u zhbllokua dy minuta para fundit të pjesës së parë nga sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti perfekt të marrë nga Neymar.


Në minutën e 85-të, Arabia Saudite ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të portierit Al Oëais, i cili preku topin me dorë në hyrje të zonës dhe u ndëshkua me ndihmën e VAR. Miqtë përfituan nga superioriteti numerik realizuan golin e dytë në minutën e fundit të shtesës me Alex Sandron, i cili shënoi pas një goditje nga këndi.





Etiketa: , ,

Pas