Gjatë ceremonisë, në 1 vjetorin e vdekjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas në Bularat, janë hedhur shumë thirrje raciste ndaj shqiptarëve. “Panorama” raporton për një incident me gazetarët, ku një prej pjesëmarrësve nuk i ka lejuar gazetarët shqiptarë të filmojnë meshën. Vetëm mediat greke u lejuan të hynin brenda në varreza.
Mes britmave dhe sharjeve, siç shihet në këtë, video ai u ka kërkuar gazetarëve të largohen.
“Nuk ju duam. Nuk na doni ju, nuk ju duam edhe ne. Pse e vratë djalin? Na thoni pse e keni vrarë djalin? Pse po vini këtu? ikni qërohuni!”
Në Bularat për të marrë pjesë në ceremoni ka mbërritur edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule por nuk ka dashur të flasë për mediat. Lexo edhe: Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu.