Kronika

Video/ Çanta e dyshimtë për eksploziv, pritet të kontrollohet…






               Publikuar në : 15:56 - 03/11/18 |
mapo.al

Në pamjet që shihni është çanta e dyshimtë që ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytet, pasi mendohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.


Mësohet se rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë, ndërkohë që pritet të bëhen verifikimet nga forcat xheniere, të cilat pritet të shkojnë në vendin e ngjarjes.

‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

<
>
CANTA1-e1541255882902 cante


Etiketa: , , , , , ,

Pas