Pas ndeshjes mes Gjermanisë dhe Suedisë kanë shpërthyer tensionet. Dy “prapavijat” e skuadrave janë përfshirë në një sherr të madh.
Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, akuzoi gjermanët për provokime pas golit të fitores.
“Disa nga lojtarët e Gjermanisë festuan këtë triumf duke kaluar para stolit tonë, duke bërë gjeste aspak të këndshme. Nuk treguan respekt dhe kjo gjë më tërboi, pasi ishte koha shtesë. Lojtarët tanë që ishin në stol reaguan, ishte diçka normale”,- deklaroi Andersson.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Federatës gjermane të futbollit.
Në një postim në Twitter, “Die Mannschaft” shprehen se ishte gjithçka emocionale, dhe kërkon ndjesë ndaj trajnerit të Suedisë.
“Ishte një ndeshje shumë emocionale. Në fund, një gjest nga një zyrtar i yni në pankinë i tejkalonte emocionet. Kjo nuk është në stilin tonë. I kërkojmë ndjesë trajnerit të Suedisë dhe ekipit të tij”,- shkruhet në postimin e federatës.