Aktori i njohur u humorit, Besart Kallaku, nuk ngurron ta shfaqë natyrën e tij komike përveçse në skenë edhe në jetën e përditshme. Momente të tilla ai i ndan herë pas here me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe me këtë video, të cilën e ka postuar së fundmi në profilin personal të tij në “Instagram”, një video që ka lënë pa fjalë dhe i ka shkrirë së qeshur ndjekësit e Kallakut.
Besi shihet teksa futet në tualet ku ndodhej një burrë duke kryer nevojat personale. Më pas, ai shihet qetësisht teksa merr letrat higjienike që ndodheshin pranë burrit dhe ia ofron atij.
“Ishte nje shtetas Kinez qe nuk e kishte mbyll deren e banjos, thash ta ndihmoja hahahahaah. Sa dyst qe jam. Kush msha mu, osht i sham vet!”, ka shkruar me humor Besi.