Gjykata e Apelit vendosi pasditen e sotme burgosjen e ish-ministrit Tahiri me 3 vjet e 4 muaj. Tahiri e ka mbajtur veten para kamerave, brenda në sallën e gjyqit, ndërsa policët nuk e kanë prangosur në prezencë të gazetarëve. Por sapo ata janë larguar, ai ka kërkuar të pijë një cigare.
Avokati Maks Haxhia, kur doli nga gjykata thirri një prej djemve aty pranë duke i kërkuar të dërgojë menjëherë “dy paketa” brenda në sallë.
Avokati u shpreh se kërkesa e parë që ka bërë ish-ministri ndërsa priste shoqërimin në burg, ka qenë blerja e disa paketave me cigare.