Nuk ndryshoi asgjë në renditjen e Seria A, megjithatë fitorja 4-1 e Napolit ndaj Interit ka kënaqur jo vetëm tifozët, por edhe presidentin e klubit. De Laurentis ka hapur një shampanjë në dhomat e zhveshjes duke festuar me lojtarët e tij. Krahas festës, ka pasur edhe momente humori. Mbrojtësi Hysaj është gjetur me të brendshme dhe është fshehur te tabela e shënimeve.