Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim “horror” në sfidën e sotme ndaj Torinos, teksa është detyruar të lërë fushën e lojës me barelë në minutën e 35-të të pjesës së parë. Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës! Një lajm i keq për Kombëtaren shqiptare, në prag të sfidës ndaj Turiqisë.