Të gjithë sportistët e çdo lloj sporti hasin dëmtime gjatë karrierës së tyre, por ai që ka pësuar Alex Telles është me të vërtetë i çuditshëm. Mbrojtësi i Portos u lëndua pasi goditi një 11-metërsh në ndeshjen e fundit kundër Bragas. Pasi gjuajti penalltinë, ai menjëherë u shtri në fushë duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor. Ende mbetet për t’u përcaktuar shkalla e dëmtimit, por sipas mediave portugeze sezoni i Alex Telles mund të jetë mbyllur përpara kohe.