Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier-Levan në Qafën e Koshovicës.
Për pasojë ka humbur jetën një grua 7-muajshe shtatzënë, Majlinda Troka, 27 vjeçe.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Liqeni” dhe janë përplasur dy automjete tip autovetura të markave “Mercedes Benz” dhe “Audi A3”.
Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona mes tyre edhe një fëmijë i mitur.
Automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues L.T. është goditur nga një makinë tjeter tip “Audi A3” me drejtues A.T., i cili dyshohet se është dhe shkaktari i aksidentit si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.
Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:
“Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Nga përplasja e mjeteve 4 janë të tjerë plagosur mes të cilëve edhe fëmijë.
Forca policie janë nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”.