Kryesore

Video/ Dita e parë në “arrest shtëpie”, ish-ministri Tahiri del në ballkon për një cigare…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 13/05/18 |
mapo.al

Provat e reja të ardhura përmes letërporosive nga Italia dhe Greqia bindën Gjykatën për Krime të Rënda të ngujonte në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.






Kjo e diel e ka gjetur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të kyçur në banesë, duke shfrytëzuar lirinë që ofron ballkoni i shtëpisë së tij për të konsumuar cigare. Një ditë më parë, Gjykata për Krime të Rënda dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Me sa duket për këtë vendim ndikuan provat e reja të ardhura përmes letërporosive nga Italia dhe Greqia.


Thuhet se mes të tjerash ka dyshime se ish-deputeti është takuar me Habilajt në shtetin fqinj, ç’ka duket se e ka rënduar pozitën e tij për përfshirje me grupin kriminal që merrej me trafik droge.

 

Lexo edhe :  'Njerëz të zgjuar', pa nisur mirë lidhja mos filloni të...






Ndonëse, Prokuroria kërkoi burg për Tahirin, Gjykata ka vlerësuar se nuk ka flagrancë, dhe se nuk ka rrezik që ish-ministri të largohet apo prishë provat, pasi hetimi ndaj tij është drejt fundit.




I kontaktuar nga “News24” dhe “BalkanWeb” Tahiri nuk ka dashur të komentojë vendimin e Gjykatës dhe për momentin ka shfrytëzuar vetëm lirinë e pakët që ofron ballkoni i shtëpisë së tij për të konsumuar cigare.



Ndërkaq avokati i tij Maksim Haxhia, nuk pajtohet me këtë masë sigurie dhe paralajmëron se do ta apelojë këtë vendim, pasi kundër klientit të tij nuk ka asnjë provë./balkanweb/

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas