Kryesore

VIDEO/ Donaldi me mendjen te ish-e dashura, thërret Borën në BB VIP














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:55 - 05/01/22 |
mapo.al

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, teksa një video është bërë virale në rrjet, ku Donaldi ka përmendur emrin i moderatores gabimisht, teksa po i drejtohej modeles Beniada Nishani!






Teksa po jepte mendimin e tij në lidhje me marrëdhënien dhe puthjen e shkëmbyer mes moderatores Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, Donaldi dëgjohet të thotë: “Bora ja një sekondë, Beniada…”. (E dëgjoni në minutazhin 1:08:24, në videon e mëposhtme)


Aktori nuk e fshehu sikletin për ngatërrimin e emrit në sy të të dashurës së re, ndërsa fjala ‘Bora’ u dëgjua shumë pak, por sigurisht që s’ka mundur t’i shpëtojë ndjekësve!







Trekëndëshi i dashurisë ‘Bora-Donald-Beatrix’ ka qenë në vëmendje të mediave rozë për një kohë të gjatë tashmë! Të gjithë kujtojmë hyrjen e Bora Zemanit brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ dhe puthjen me aktorin Donald Veshaj dhe të gjithë menduam për një rikthim mes tyre! Por nuk shkoi kështu, sepse Donaldi vendosi të krijojë një marrëdhënie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke i dhënë kështu fund mundësive për një rikthim me Bora Zemanin!






18



Pas