Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku kryetare u zgjodh e besuara e Tom Doshit, Brisilda Kadia, të gjithë anëtarët e këshillit dhe zyrtarët që morën pjesë në mbledhje dolën nga dera kryesore duke mos evituar protestuesit e PD-së. Kujtojmë se sot ka qenë një ditë e tensionuar në Shkodër, ku opozita kundërshton këshillin e ri të dalë nga votimet e 30 qershorit.
Protestuesit kanë hedhur bidona me ujë në drejtim të Tom Doshit, i cili parakaloi para protestuesve bashkë me këshilltarët e rinj të bashkisë. Doshi u drejtua drejt qendres së qytetit, për tu ulur në kafe ndërsa protestuesit e ndoqën nga pas me thirrje: Zhdukuni! Komunistë! E keni shkatërruar Shkodrën!”
Deputeti i PSD-së, Tom Doshi në një prononcim për mediat tha se “unë jam aleat me PS-së dhe Kryeministrin Rama”.
Më pas, drejtuesi politik i PD në Shkodër, Gazment Bardhi bashke me disa mbështetës iu drejtuan Bashkisë së Shkodrës dhe po zhvillojnë një takim me Voltana Ademin.