Një ngjarje e rëndë u shënua në një aeroport amerikan, kur një ish-punonjës me probleme mendore rrëmbeu një avion në aeroportin e Siatëllit.
Ai u përplas në një ishull rreth 25 milje më tutje pasi avionët luftarakë F-15 u vunë në ndjekje.
Policia tha se bëhet fjalë për një 29-vjeçar me qëllime vetëvrasëse.
Avioni që rrëmbeu ishte bosh. Bëhet fjalë për një avion të Horizon Air me 76 vende.
Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, por policia tha se është një mekanik që njihej nga autoritetet e aeroportit.
Gjatë komunikimit me kullën, ata i referohen atij si Rich. “Nuk do e rrëzoj avionin tani,” tha ai fillimisht.
Më pas tha se e dinte se rrezikonte të bënte burg përjetë. Incidenti shkaktoi kaos në fluturime.