Rihapet lufta për vendin e katërt që siguron Ligën e Kampioneve në Premier Ligë dhe merita është e një goli në minutën e katërt shtesë që i dha fitoren Njukasëll përballë Çelsit. Skuadra londineze humbi mundësinë sot që të shkëputej edhe më shumë nga ndjekësit, duke i dhënë një shans tjetër që të luftonin për këtë pozicion, ndërsa tre vendet e para për momentin në Angli duken të blinduara mes Liverpulit, Mançester Sitit e Leisterit.
Çelsi sulmoi dhe dominoi gjatë gjithë sfidës, duke kërkuar me ngulm fitoren në këtë duel pasi e dinin rëndësinë e saj në luftën për të siguruar Champions për edicionin e ardhshëm. Por Njukasëll, pasi kaloi pjesën më të madhe të ndeshjes në mbrojtje, ia doli që të shënonte më një harkim në zonë në momentin e fundit pas një goditje nga këndi.
Saint-Maksimin dërgoi topin në zonë dhe Hejden e devijoi sferën në rrjetë, duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij e cila largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit. Kurse Çelsi mbetet i katërti me 39 pikë, por i jep përsëri një shans Mançester Junajtid të afrohet, gjithmonë nëse ky i fundit arrin të fitojë nesër në transfertë ndaj Liverpulit. vipsport