VIDEO / Dritëhijet e hetimit për aksidentin flagrant, policia nuk merr pamjet e kamerave dhe provat

Emiliano Lami tregoi për emisionin “Stop” sesi iu aksidentua djali, Marioli, më datë 17 Janar 2018, ndërsa kishte dalë me një shok. Ai rrëfeu momentet e tmerrit kur e ka gjetur djalin të shtrirë në tokë, të lënduar dhe të vetmuar, pasi ishte braktisur në anën e rrugës nga autori.

“Vjen një djalë nga Krajka dhe më thotë hajde se të është vrarë djali, Arjoli, ta ka shtypur makina. Erdhëm me vrap ne dhe gjetëm djalin të shtrirë, të vdekur. Unë e thërrisja, por ai nuk jepte shenja jete. E pashë te damari dhe kishte puls. Dola në rrugë dhe thërrisja makina. Njëri kaloi, por nuk ndaloi. Në këtë kohë vjen kushëriri im me makinë, e futëm dhe e çuam në spital e pastaj në Tiranë”.



Që prej ditës së aksidentit e deri më sot, Komisariati i Bulqizës dhe Prokuroria e Peshkopisë nuk e kanë informuar të atin e të aksidentuarit në lidhje me hetimet. Marioli ndodhet ende në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta.

Gazetari i emisionit “Stop” u shpreh se këto institucione kanë bërë një punë të mangët në hetime, pasi mungojnë detaje në dosjen hetimore, të cilat mund të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

 “Për mua nuk ka asnjë lloj hetimi! Kam qenë dy herë në komisariat dhe dy herë në prokurori dhe nuk e kam gjetur prokurorin”, thotë i zhgënjyer denoncuesi.

Në vendngjarje është gjetur një pasqyrë me numër serie, e cila sipas ekspertëve të pyetur nga emisioni “Stop”, rezulton të jetë e një makine fuoristradë të tipit “Nissan Navara” ose “Nissan Patrol”.

Emiliano tregoi se të nesërmen djali i tij i vogël ka gjetur një kauçuk parafangoje sipër bordurës, të cilën policia nuk e administron si provë, pasi nuk e kanë parë në vendngjarje.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me prokurorin e çështjes, Rifat Kojku, i cili tha se për rastin është bllokuar një makinë, ndërsa provën e re duhet ta dorëzojë oficeri i Policisë Gjyqësore, Artur Braho.

“Po tani, është bllokuar një automjet atje dhe po kryhen hetime. Është bllokuar një mjet. Tani është bllokuar mjeti dhe do bëhet ekspertimi teknik i mjetit me atë pasqyrë edhe me një fjalë do shohim. Atëherë duhet ta dorëzojë oficeri se çështjen e ka oficeri i policisë gjyqësore atje”.

Ndaj dhe i ati i të aksidentuarit në Bulqizë komunikoi me OPGJ-në, Artur Braho nëpërmjet një telefonate, për t’i dorëzuar provën materiale që posedon.

OPGJ Artur Braho – Alo?

Denoncuesi – Shefi, si kalove?

OPGJ Artur Braho –  Mirë!

Denoncuesi – Emiliano jam. Kam një provë me vete, për 10 minuta do vij atje.

OPGJ Artur Braho –  Kush je?

Denoncuesi – Emiliano Lami.

OPGJ Artur Braho – Hë Emiliano, çfarë bën vëlla?

Denoncuesi – Kam një provë dhe po ta sjell tani.

OPGJ Artur Braho –  Aaa, po mirë, mirë, dakord! Pritëm aty te komisariati. Çfarë është?

Denoncuesi – Është një kauçuk parafangoje, ka dhe numër serie. Na ndihmon pak prova.

OPGJ Artur Braho – Po mirë, mirë. Ku je tani ti?

Denoncuesi – Jam nisur për të ardhur atje.

OPGJ Artur Braho –  Po mirë, hajde pa problem, mirëardhsh!

Emiliano Lami së bashku me gazetarin e emisionit “Stop” iu drejtuan komisariatit për të dorëzuar provën, por OPGJ nuk u përgjigj më, pavarësisht faktit që e ftoi vetë.

Gazetari i emisionit “Stop” – Zotin Braho deshëm.

Oficeri roje – Për çfarë?

Gazetari i emisionit “Stop” – Të dorëzojmë një provë materiale të aksidentit që ka ndodhur.

Oficeri roje – Të kujt aksidenti?

Gazetari i emisionit “Stop” – Të Marjol Lamit. 17 – vjeçarit që është aksidentuar më 17 Janar.

Oficeri roje – Shkurt muhabeti, atë me e dorëzu, ai që e ka gjet dhe që e ka fshehur gjatë gjithë kohës.

Gazetari i emisionit “Stop” – Kjo është gjetur nga një fëmijë. Një fëmijë nuk e di rëndësinë e kësaj!

Pra, prova materiale e aksidentit të 17 – vjeçarit nuk u dorëzua dot sepse duhej ta bënte personi që e kishte gjetur, i cili madje do të mbante përgjegjësi për fshehjen e saj.

Marjol Lami, i aksidentuari rrëfeu se çfarë kujtonte nga dita e ngjarjes.

“Shkuam për një kafe me shokun. Pimë kafen dhe kur ishim rrugës për shtëpi, ishte stuhi. Ka qenë ora 5:30 ose 5:45, nuk e mbaj mend saktë. Papritur, mesa më ka thënë ai shoku, i kishte rënë çadra. Kur kthen kokën ai, mua më kishte përplasur makina. Ka ardhur papritur dhe nuk kishte ndaluar fare, ka ikur. Ky më kishte parë mua në tokë dhe nuk kisha asnjë lloj shprese për jetën. Unë isha në rrugën e këmbësorëve. Po të mos isha unë, ai do t’i kishte rënë betonit.”

Ai tregoi se si pasojë e aksidentit ka kryer operacion në nofull, i është thyer shpatulla, ka shtiza të ngulura në dorë dhe këmbën të vendosur në allci, të cilën i duhet ta operojë jashtë shtetit. Por asnjë nuk ka shkuar për t’i marrë një deklaratë lidhur me ngjarjen.

Përmes dëshmive, emisioni “Stop” gjithashtu ka mësuar se nuk janë sekuestruar kamerat e sigurisë në asnjë prej subjekteve që kanë aktivitet në rrugën Bulqizë-Shupenzë.

Subjekti 1

Qytetari 1 – Mirë? Ça bëre?

Qytetari 2 – Jam t’u pyt për kamerat, këto t’i kanë marrë këto të policisë?

Qytetari 1 –  Kamerat dy javë mbajnë ato, janë fshirë regjistrimet, nuk ke regjistrim në kamera. Dy javë mbajnë regjistrim total. Pas dy javësh i fshin komplet, s’mban asnjë gjë. Po të kishe ardhur mbrenda dy javësh, i kishim parë.

Qytetari 2 – Kush Ilir ka ardhë?

Qytetari 1 – Ilir Lami mooo.

Qytetari 2 – Aaa Ilir Lami, jo jo unë them kto të policisë?

Qytetari 1 – Jo, jo të policisë s’ka ardhur asnjeri prej ktyre.

Subjekti 2

Qytetari 1 – Doja me të pyt diçka, mundet të më tregosh?

Qytetari 2 – Posi mo, jo?!

Qytetari 1 – Këto kamerat i kanë parë ata të policisë,a jo?

Qytetari 2 – Policisë jo…. S’kanë lidhje me policinë ato, kapin vetëm ktu, s’kapin as xhade, asgjë.

Qytetari 1 – Ja ajo, diku e kap xhaden, ajo tjetra. Nuk i kanë marrë fare?

Qytetari 2 – Jo, jo!

Subjekti 3

Qytetari 1 –  Të të pys kot për diçka ? A janë bërë të gjallë ata të policisë, kanë ardhur për të parë këto kamerat?

Qytetari 2 – Jo!

Qytetari 1 – Jo, eee.

Qytetari 2 – Pse ç’lidhje kanë?

Qytetari 1 – Jo, kot me të pyt se më thanë do shkojmë dhe s’kanë ardhë fare…

Moderatorët e emisionit “Stop” u shprehën se fatmirësisht Marioli është gjallë, por nuk mund të dëmshpërblehet në mënyrë që të paguajë të gjithë trajtimet që po ndjek, pasi institucionet kompetente nuk e kanë kryer punën për të gjetur autorin e vrasjes./tvklan

 

 

 

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252