Aktualitet

Video duke pirë kokainë/ Lefter Alla mbërrin te SPAK i shoqëruar nga avokati (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 23/01/20 |
mapo.al

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dëshmuar rreth videos së publikuar në media, ku pretendohet se ai është duke konsumuar kokainë në një ambient publik.


Alla shoqërohet nga avokati i tij mbrojtës, Petrit Ismaili.


Kujtojmë se Alla e ka konsideruar videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha si montazh, dhe ka paralajmëruar se do të padisë ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.


Po ditën e sotme, në SPAK ka dëshmuar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili tha se publikoi videon në media pasi kreu verifikimet e duhura, dhe me bindjen e plotë se personi që duket teksa konsumon një lëndë të dyshuar si kokainë nga një pjatë në lokal është Lefter Alla, kryebashkiaku socialist i Bulqizës.


I mbetet prokurorisë tashmë të verifikojë jo vetëm autencitetin e videos, por edhe faktin se lënda në fjalë është kokainë.


Etiketa: , , , , ,

Pas