Rrallë rastis që të shohësh dy aeroplanmbajtëse kaq pranë njëra-tjetrës. Kjo video tregon momentet kur dy ‘mamuthët’ e detit takohen në Mesdhe. Bëhet fjalë për aeroplanmbajtëset amerikane ‘John C Stennis’ dhe ‘Abraham Lincoln’.
Pas shumë vitesh, të dy aeroplanmbajtëset u filmuan pranë njëra-tjetrës në një stërvitje të rrallë.
Por ndërkohë që ndodhen kaq pranë nesh, njërën prej tyre e ka vizituar edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta.
“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan.
Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë,” shkruan Meta.