Aktualitet

Video/ Dy të rinj italianë zihen me grushta në mes të supermarketit për ushqimet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:44 - 27/02/20 |
mapo.al

Koronavirusi u ka marrë jetën 12 personave në Itali. Katër viktimat e fundit janë të moshuar,tre në Lombardi dhe një në Veneto. Ndërkohë 400 njerëz të tjerë janë të infektuar, rreth njëqind më shumë sesa të hënën. Ndërkohë virusi nga veriu, ku ishte dhe zona e shpërthimit, ka mbërritur në jug, në Siçili, dhe në dy rajone të tjera, Liguria dhe Toscana. Regjistrohet viktima e parë në Emilia Romagna.


Bilanci në 9 rajone të Italisë është: 259 raste duke përfshirë katër fëmijë nga të cilët 2 prej kanë dalë nga spitali ndërsa 2 të tjerët po kurohen në spital, me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 vdekje në Veneto, 27 raste me 1 viktimë në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toscana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut. Pritet konfirmimi i një pozitivi në Marche.


Gjithë qytetarët janë në panik dhe nga frika kanë blerë shumë ushqime për t’u izoluar në shtëpi duke boshatisur supermarketet.


Së fundmi dy të rinj janë rrahur me njëri-tjetrin në një supermarket të Italisë.Videoja po bën xhiron e rrjetit dhe mësohet se shkak për zënkën është bërë mungesa e ushqimeve në supermarket.


Të rinjtë janë zënë në moton “kush blen më shumë”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas