Kryesore

Video e Algjerisë/ Do të ushtronit dhunë ndaj qytetarëve? Rama: Padiskutim!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:10 - 07/05/20 |
mapo.al

Kryeminsitri Edi Rama i ftuar në ‘Çim Peka Live’ ka folur për videon e publikuar nga vetë ai, ku policia ushtronte dhunë ndaj qytetarëve, e cila fillimisht u tha se është bërë në Spanjë e më pas rezultoi se ishte zhvilluar në Algjeri.


I pyetur nga gazetari Peka nëse kjo video do të ishte bërë vërtetë në Spanjë, a do të përdorte vërtetë policia shqiptare dhunë ndaj qytetarëve, Rama u përgjigj prerë që kjo gjë do të ndodhte.


Pjesë nga intervista:


Peka: Pra nëse ngjarja do të ishte e vërtetë në Spanjë, ju do të përdornit dhunë ndaj qytetarëve?


Rama: Pa as më të voglin diskutim ne do të përdornim çdo mjet demokratik për të shpërndarë qytetarët.

Peka: Është sjellje demokratike ajo që shfaqej në video, dhuna ndaj qytetarëve?

Rama: Shpërndarja e njerëzve bëhet në çdo formë në çdo vend demokratik.


Etiketa: , ,

Pas