Aktualitet

Video e atentatit me breshëri plumbash në Milot, autorët me motor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:13 - 13/01/21 |
mapo.al

Dalin pamjet e atentatit ndaj 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në Milot.



Ibrahimi po dilte nga një lokal kur u sulmua me breshëri plumbash.


Siç shihet edhe në pamje, atentatorët janë afruar me një motor, të maskuar dhe hapin zjarr, ndërkohë që objektivi ishte në shoqërinë edhe të personave të tjera.



Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.



45 vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u soll për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.


Dyshimet janë se atentati ka ndodhur pas një konflikti mes Ylli Ibrahimit dhe autorit, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera.

Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por ende pa rezultat!

Lexo edhe :  25 prilli/ Kryemadhi rrëfen taktikat elektorale dhe zbulon ofertën për gratë

Në vijim pritet dëshmia e Ylli Ibrahimit për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motivet e atentatit.


Etiketa: , ,

Pas