Ndoshta jo të gjithë e dinë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesa më e madhe e makinave janë me transmision(marshe) automatik, pra nuk kanë freksion.
Kjo është edhe një nga arsyet që në SHBA leja e drejtimit mund të merret që në moshën 16-vjeçare, për shkak se automjetet nuk kanë aq shumë vështirësi për t’u drejtuar për faktin se janë automatike.
“Business Insider” ka publikuar një video, që u tregon qytetarëve amerikanë se si është të ngasësh një makinë me marshe manuale. Dhe për këtë, instruktori ka zgjedhur një makinë “Jaguar” 80 mijë dollarëshe.
“Popullariteti i transmisionit manual në SHBA është në rënie dhe shoferët preferojnë komoditetin e makinës automatike. Megjithatë, marshet janë ende një aftësi e admirueshme.
Ne kemi kërkuar nga Matthew Debord që të na mësojë si është të ngasësh një makinë me marshe, një ‘Jaguar F-Type’ 80 mijë Dollarëshe”,- shkruan “Business Insider” në artikullin e saj.