Aktualitet

Video e djalit 9-vjeçar/ Vesa Luma: Edhe unë kam qenë viktimë e bullizmit  





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:53 - 21/02/20 |
mapo.al

Videoja e djalit 9-vjeçar në Australi,  ka bërë që shumë figura publike të reagojnë.


Një ndër ta është dhe këngëtarja shqiptare, Vesa Luma, e cila ka ndarë rastin e saj nëpërmjet një postimi në rrjetin “Instagram”.



Këngëtarja ka treguar se ka qënë viktimë e bullizmit, por kjo e ka bërë shumë më ambicioze dhe më të fortë.


Rasti i këtij fëmije më tronditi shumë si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollën fillore. Jam e sigurt që shoqëria ime në fillore të cilët më ndjekin, e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambicioze dhe më të fortë për jetën! Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë. Deri vonë nuk e kam kuptuar pse…shumë trauma për vite me radhë të cilat vetëm familja ime është munduar t’i përballojë me mua. Dhe mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, është shprehur Vesa.

LEXO EDHE: 

Historia që po trazon botën/ Të gjithë në krah të 9-vjeçarit, viktimë e bullizmit

 


Etiketa: ,

Pas