Aktualitet

Video/ E frikshme, kulla 26-katëshe shkrumbohet nga zjarri dhe shembet në pak minuta





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:24 - 01/05/18 |
mapo.al

Një person ka humbur jetën pasi një ndërtesë  e lartë 26-katëshe në qytetin më të madh të Brazilit u shemb 90 minuta pas kapjes së zjarrit.


Zjarri raportohet se filloi rreth orës 01:30 të natës sipas orës lokale.



Zjarrfikësit thanë të martën se besonin se kishte viktima, por ende nuk e dinin se sa.


Mediat lokale njoftuan se ndërtesa kishte qenë zyrë qendrore për policinë federale, por ishte braktisur për shumë vite dhe ishte zënë shpesh nga të pastrehët.

Pamjet e publikuara nga ngjarja tregojnë skena të frikshme sesi kulla gjigande shembet e gjitha në pak minuta.


Etiketa: , , ,

Pas