Aktualitet

VIDEO e grabitjes së argjendarisë në Elbasan, gruaja i merr armën Astrit Thaçit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 17/02/20 |
mapo.al

Publikohen pamjet e grabitjes së argjendarisë mesditën e 15 shkurtit në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan nga 27-vjeçari Astrit Thaçi. Pamjet janë shkëputur nga kamerat e sigurisë së Argjendarisë së shtetases A.B që ndodhej brenda në momentin e ngjarjes.


Astrit Thaçi duket i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.



Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë.


Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

Policia e arrestoi Astrit dy ditë më parë në Kombinat në Tiranë pas identifikimit. Argjendaria që kishte piketuar Thaçi ndodhet vetëm 15 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit./ Aldo Kozarja, AbcNews



CLOSE
CLOSE
Pas